08 Nëntor 2024

Abrashi e Lladrovci shpërndajnë pako me veshmbathje për familje

Prishtinë, 18 janar - Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të merkurën ka pritur në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin ka biseduar për menyrën e bashkëpunimit nga skemat sociale që ofron kjo ministri, ndërsa ministri Abrashi është zotuar se bashkëpunimi me Komunën e Drenasit do të jetë i pamohueshem për ndihmat e skemave sociale që ka kjo ministri.

Pas takimit, kryetari Lladrovci dhe ministri Abrashi, ne oborrin e Qendrës për Punë Sociale, kanë shpërndarë pako me veshmbathje për familjet që janë në asistencë sociale.

Ministri Abrashi dhe kryetari Lladrovci, kanë njoftuar se përfituesit e kësaj ndihme janë përcaktuar nga Departamenti i Politikave dhe Familjes në Ministri dhe Qendra për Punës Sociale në Komunën e Drenasit, ku përfitues i këtyre ndihmave janë familjet në kategorinë; prindër vetëushqyes, familje në varëfri të lartë si dhe familjet me shumë anëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)