15 Nëntor 2024

Abrashi dhe Miniane dakordohen të bashkëpunojnë në planifikimin buxhetor

Prishtinë, 29 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me të cilin diskutuan lidhur me skemat e ndryshme të menaxhuara nga Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Në takim u diskutua edhe pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së UCK-së, fillimin e pagesës së pensioneve kontributdhënëse me rritje sipas kategorizimit, si dhe për plotësim-ndryshimin e Ligjit të Pensioneve pas aprovimit të koncept dokumentit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në takim u trajtua kostoja buxhetore për pagesën e këtyre skemave, mundësitë buxhetore si dhe planifikimi buxhetor për këtë vit posaçërisht, pasi do të implementohen edhe dy skema të reja pensionale, pensioni familjar dhe pensioni invalidor. 

Ministri Abrashi dhe z. Miniane u dakorduan që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në të gjitha fushat të cilat i mbulon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në planifikimin sa më të mirë buxhetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)