16 Nëntor 2024

Abrashi dhe Beck bisedojnë për migrimin qarkorë të punës

Prishtinë, 27 gusht - Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim znj.Marieluise Beck, deputete e Grupit parlamentar të Partisë së Gjelbërt në Bundestagun gjerman dhe njëhkohësisht anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes.

Znj.Beck dhe Ministri Abrashi diskutuan për debatin në Gjermani që Kosova të shpallet vend i sigurt i prejardhjes dhe ndër tjerash Ministri Abrashi prezantoi planet e Ministrisë për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive.

Deputetja gjermane Beck u shpreh e sigurt në bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)