28 Prill 2025

Abramovich nuk është më rusi më i pasur

Moskë, 18 prill - Aliser Usmanov është vendosur në krye të listës së miliarderëve rusë, të përgatitur nga revista Forbes.

Usmanov, i cili është pasuruar me industri të metaleve, prin me 17.6 miliardë dollarë ndaj bankierit Mihail Fridman, me 16.5 miliardë dollarë.

Dikur më i pasuri në mesin e rusëve, Roman Abramovich, ka rënë në vendin e 13-të.

Oligarku rus, pronar i klubit futbollistik Chelsea, ka humbur 1.9 miliard dollar për një vit dhe tani ka 10.2 miliardë.

Sipas revistës Forbes, gruaja më e pasur në Rusi është Jelena Baturina, bashkëshortja e ish-prefektit të Moskës, Juri Luzkov.

Pasuria e saj vlerësohet në 1.1 miliard dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)