19 Nëntor 2024

AAPSK merrë në administrim pasuri të paluajtshme prej 500 mijë euro

Prishtinë, 1 tetor - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK), sot ka marrë në administrim pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 500 mijë euro.

Kjo u bë e mundur pas ekzekutimi të vendimit GJPP. nr. 450/12  të Gjykatës Themelore të Prishtinës për mase të përkohshme për sigurimin e pasurisë se paluajtshme.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatën kompetente, Policin e Kosovës dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Masa e përkohshme e sigurimit të pasurisë është marrë duke u mbështetur në të gjitha ligjet që e rregullojnë këtë fushë dhe në bazë të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “Krim i Organizuar”.

Me këtë rast, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, falënderon për bashkëpunim të gjitha institucionet e përfshira në realizimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)