AAPSK-ja dhe BQK-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë, 27 janar - Në vazhdën e fuqizimit të saj, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK) e Ministrisë së Drejtësisë, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).
Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të AAPSK-së, Rrahim Rama dhe Drejtorit të Departamentit të Operacioneve në BQK, Jeton Bajramaj.
Më anë të kësaj marrëveshje, BQK-ja përkujdeset për artikujt e lënë në ruajtje nga ana e Agjencisë në mënyrë standarde, prej momentit të pranimit, deri të momenti i kthimit të tyre.