AAK: Trendet e zhvillimit ekonomik në Kosovë - shqetësuese
Prishtinë, 28 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Udhëheqësi i Departamentit të Ekonomisë, Haki Shatri kanë shprehur sot shqetësimet dhe preokupimet e Aleancës për dështimet në të gjitha fushat e jetës organizative, si pasojë e qeverisjes së keqe të vendit, që nga shpallja e pavarësisë e deri me sot.
Sipas AAK-së më shqetësues është dështimi i sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, rendit dhe ligjit, nga dita në ditë po iu shtohen edhe shqetësime të tjera.
Kreu i AAK-së ka thënë se institucionet e vendit do të duhej të angazhoheshin për të gjetur zgjidhje nga kjo situatë dhe për të rritur zhvillimin ekonomik.
Shqetësimeve tona për dështimet e vendit në të gjitha fushat e jetës, si në drejtësi, arsim, shëndetësi, rend dhe ligj, po i shtohen edhe dështimet e mëdha dhe trendi negativ në ekonominë e vendit. \"
\"Aleanca vazhdimisht i ka ngritur problemet e zhvillimit dhe problemet sociale, si çështje akute për zgjidhje, por kjo nuk është kuptuar drejt dhe nuk është përfillë nga qeveria e kaluar. Si pasojë, trendi i zhvillimit ekonomik në pesë vitet e kaluara pati tendencë të ndjeshme të rënies, tha Haradinaj.
Udhëheqësi i Departamentit të Ekonomisë, Haki Shatri ka thënë së kjo lëvizje negative e zhvillimit ekonomik, sikur në vitin 2014, nuk ka ndodhë në Kosovë në 70 vitet e fundit, me përjashtim të viteve të okupimit dhe të luftës, në vitet 90.
\"Shqetësim të ngjashëm për këtë trend të zhvillimit në Kosovë ka prezentuar edhe Banka Botërore, cila si faktorë kryesorë për këtë i ka evndientuar shkallën e lartë të korrupsionit, evazionin fiskal dhe dukuritë tjera negative që tregojnë paaftësinë e qeverisë për luftimin e tyre, ka theksuar Shatri.
Ai tha se Kosova po i thellon diferencat në zhvillim me grupin e vendeve në zhvillim. Kosovës po i përkeqësohet bilanci i tregtisë me jashtë, po i përkeqësohet struktura ekonomike, po i tkurren investimet, po i largohen investitorët e jashtëm, po i largohet nga vendi popullsia, sidomos rinia. Kosovës po i zvogëlohen fondet publike dhe pasuria publike. Kosova, në vend që të zhvillohet, po varfërohet.
Strukturat qeverisëse po e manipulojnë opinionin me tregues dhe indikatorë të sajuar, por realiteti nuk mbulohet me mashtrim, tha ai.
Shatria ka theksuar me tutje se se institucionet do të duhej të reflektojnë në të gjitha këto të gjetura dhe të gjejnë rrugëdalje nga ky trend i rënies ekonomike të vendit.
Aleanca konsideron se ky është momenti i fundit për të reflektuar dhe askush nga ne nuk duhet të qëndrojë indiferent në fundosjen e përditshme të vendit në krizë ekonomike, moszhvillim dhe jetë të rëndë të qytetarëve tanë, tha Shatri.