AAK: Investimet e huaja janë të domosdoshme për Kosovën

Prishtinë, 13 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se shitja e aksioneve të Post-Telekomit të Kosovës konsorciumit Gjermano Amerikan) \"AXOS GMBH dhe Najafi Companies, paraqet një zhvillim të ri në proceset ekonomike në Kosovë.
AAK shpreson që ky transaksion të jetë mesazh për investitorë të tjerë seriozë, nga të dyja këto vende, por edhe nga vende të tjera, për investime të jashtme në Kosovë.
AAK konsideron se në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, procesi i privatizimit nuk ka alternative, por në të njëjtën kohë kërkon nga Qeveria e Kosovës që këtë dhe procese të tjera ekonomike ti zbatojë konform ligjit dhe në transparencë të plotë.
AAK vlerëson se investimet e huaja janë të domosdoshme për ekonominë e Kosovës dhe një mundësi e pakapitalizuar në funksion të gjenerimit të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.