16 Maj 2024

AAK: Ende po vazhdojnë dyshimet për abuzim me disa kompani

Prishtinë, 21 dhjetor - Edhe pse Kosova e ka Ligjin e Konkurrencës, në sektorë të ndryshëm sipas Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ende po vazhdojnë dyshimet për abuzim me pozitën dominuese te disa ndërmarrjeve apo kompanive.

Me këtë sipas AAK vazhdon të dëmtohet qytetari, respektivisht konsumatori në Kosovë, dhe vazhdon të thellohet kriza ekonomike në vend.

Me theks të veçantë kërkohet vëmendje në dy sektorë: në sektorin Bankar dhe atë të aviokompanive.

"Edhe pse në Kosovë po rritet numri i bankave, kamatat e kredive vazhdojnë të mbesin tepër të larta. Si pasojë, biznesi me këtë përqindje të ulët të kreditit dhe me këto kamata të larta, nuk mund të zhvillohet", ka deklaruar deputetja e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Kamatat e larta bankare në kohën e pasluftës, arsyetoheshin me shkallën e lartë të rrezikshmërisë në kthimin e kredive.

Mirëpo, shkalla e kredive të këqija në Kosovë është shumë e me e ulët se ne rajon, andaj arsyetimi i bankave për shkallën e lartë të rrezikshmërisë nuk qëndron.

Kadaj Bujupi vlerëson se edhe më tutje pretendohet që rreziku është i madh në kredidhënie dhe për këtë bankat i praktikojnë kamatat më të lartat në rajon, ndërsa dihet që kemi ekonominë më të dobët në rajon, dhe kemi biznese që kanë nevojë për t'u rritur, ndërsa kështu nuk mund të rriten.

Ulja e kamatave do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të vendit dhe, njëherit, në rritje të punësimit nga ana e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.

"Në një tryezë me gratë afariste, të organizuar javën që lamë pas, u kërkua nga vetë ato që Kuvendi i Kosovës të rrisë kontrollin mbi qeverinë si dhe të kërkojë nga Agjencia e Konkurrencës më shumë përgjegjësi për zbatimin e ligjit, sepse, nëse vazhdohet ky monopol, bizneset e kanë të pamundur  të  veprojnë dhe  prosperojnë  afarizmin e tyre", ka theksuar ajo.

E njëjta sipas saj vlen edhe për aviokompanitë, të cilat, në mungesë të mekanizmave ligjorë, të cilët qeveria, për arsye të panjohura,  për ne, asnjëherë nuk i zbatoi, vazhdon të rrisë çmimet e biletave sipas dëshirës, duke abuzuar me fuqinë dominuese në treg.

Këto çmime janë skajshmërisht të larta, sidomos në kohën e festave, kur qytetaret nga diaspora kthehen në Kosovë. Lojërat  e ndryshme të stërshitjes së biletave, dëmtojnë rëndë buxhetin e atyre që vazhdojnë të jenë donatori më i madh i vendit tonë – buxhetin e diasporës.

"Nga këtu, e thërras Qeverinë e Kosovës që, përveç fjalimeve në  media për angazhimet në luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit, të fillojë veprimin me hapa konkretë, përmes mekanizmave ligjorë dhe  jo me direktiva", ka thënë Kadaj - Bujupi.

Është momenti i fundit që qeveria sipas saj të fillojë procesin e reflektimit të politikave reciproke për afarizëm.

"Ulja e kamatave është i hapi i parë që do të ndihmonte biznesin në vend, që të zhvillohej, rrjedhimisht do të rriteshin vendet e punës, GDP për “capita”, dhe do fillonte të bie ankthi i mbi një mijë bisnenseve, të cilave fitimet shumë të kufizuara po iu merren nga bankat." 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)