28 Prill 2024

AAK: Draftligji për Prishtinën është lojë me qytetarët e Prishtinës

Prishtinë, 19 shtator - Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe këshilltari i për pushtet lokal i kryetarit Haradinaj, Besnik Tahiri, sot, në një konferencë për media, ka thënë se draftligji mbi Prishtinën është një dokument i cili nuk rregullon shumicën nga çështjet të cilat do t’jua mundësonin qytetarëve të Prishtinës një jetë më të mirë.

Aktualisht ky ligj sipas tij rregullon çështje të natyrës së përgjithshme dhe nuk përcakton të drejta dhe privilegje specifike, të cilat çdo kryeqytet i gëzon përmes ligjeve të veçanta e që në këtë rast pretendohet t’i përmbajë draftligji mbi Prishtinën, ka potencuar ai.

Duke përcjellë qëndrimin e AAK-së rreth kësaj çështjej, Tahiri ka deklaruar se maratona e papajtueshmërisë dhe lojës së turpshme politike me këtë draftligj jetik për kryeqytetin, midis qeverisë qendrore të vendit dhe asaj komunale, siç kemi thënë edhe më herët, e ka çuar Prishtinën drejt një kolapsi të vërtetë.

“Vetëm në saje të kësaj papërgjegjësie, kryeqyteti i Kosovës, pati humbur rreth 15 milionë euro, gjë që do të ishte humbje e madhe për cilëndo kryeqendër të Evropës, e lëre më për Prishtinën”, ka theksuar ai.

Ky ligj sipas tij i politizuar midis PDK-së dhe LDK-së, në këtë formë dhe përmbajtje është shumë i padobishëm për Prishtinën dhe zvarritja e tij qe një vit e gjysmë, ka shkaktuar dëme të mëdha si në menaxhimin e kryeqendrës ashtu edhe me humbjen e rreth 30 milion eurove si dhe në funksionim.

"Ky ligj është aq i dobët, sepse është i kushtëzuar nga të dy partnerët e koalicionit, cilët pa kurrfarë interesimi për kryeqytetin, ua përshtatën atë grupeve të caktuara dhe interesave të ngushta”, ka thënë Tahiri.

Duke u ndërlidhur me rëndësinë që ka ky ligj për kryeqendrën, Tahiri ka theksuas se Republika e Kosovës, deri sot, ishte i vetmi shtet në familjen e madhe të shteteve të Evropës, që nuk kishte ligj për kryeqytetin, që është ndër parimet bazë, qoftë për të qenë pjesë e familjes evropiane, qoftë për të tërhequr investime.

AAK rekomandon Kuvendin e Kosovës që në radhë të parë kryetari i Komunës së Prishtinës të mos jetë edhe kryesues i Asamblesë, pasi që kjo është në kundërshtim të plotë me parimet e Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale,  me çrastë një kompetencë e tillë do të krijonte mosbalanc dhe konflikt në ndarjen e kompetencave nga ato mbikëqyrëse, të cilat i takojnë Kuvendit, me ato ekzekutive, të cilat i takojnë Kryetarit të Komunës.

AAK kërkon që dispozita e cila rregullon përqindjen e buxhetit komunal përmes granteve qeveritare, të saktësohet respektivisht, e njëjta, bazuar në nevojat dhe rëndësinë e kryeqytetit të jetë 4%, dhe në këtë mënyrë do të mënjanohej mundësia e interpretimit të kësaj dispozite nga ana e qeverisë komunale të Prishtinës dhe qeverisë qendrore të vendit.

Qendra e Rinisë sipas AAK-se duhet të jetë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës, pasi që kjo iu takon qytetarëve të Prishtinës, me ç’rastë kjo dispozitë duhet të përfshihet në ligjin mbi Prishtinën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)