AAK do të kontrolloj 20 përqind te listës të deklaruesve të pasurisë
Gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve,mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe për ti shmangur paqartësitë që mund të krijohen.
Sipas Ligjit për Deklarimin,Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik,këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%.
Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike Agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e Pasurisë do ti nënshtrohen 20 përqind e listës së përgjithshme të të deklaruarve.