27 Dhjetor 2024

9,8 milionë njerëz në rrezik urie në Nigeri

Abuja, 7 nëntor - 9,8 milionë njerëz mund të jenë në rrezik urie për shkak të pasigurisë ushqimore në Nigeri, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një deklaratë të bërë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së, thuhet se më shumë se 9,8 milionë njerëz në 16 shtete të Nigerisë, përveç kryeqytetit Abuja, mund të jenë në rrezik të urisë për shkak të pasigurisë ushqimore në vend.

Në deklaratë u theksua se Borno, Yobe, Adamawa, Taraba, Katsina, Gombe, Benue dhe Jigawa, ku sulmet nga organizata terroriste Boko Haram dhe persona të armatosur janë të shpeshta, janë ndër shtetet që kanë treguar ndjeshmëri të lartë ndaj urisë.

Siç thuhet, më pak rrezik nga uria ekziston në kryeqytetin Abuja, Sokoto, Kaduna, Kano, Bauchi, Kebbi, Niger dhe Plateau.

Fred Kafeero, përfaqësuesi i FAO-s në Nigeri, në një deklaratë mbi këtë çështje, ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga qeveria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)