925 milionë njërëz të uritur në gjithë botën
Romë, 12 tetor - Në të gjithë botën më shumë se 900 milionë njerëz vazhojnë të jenë të uritur dhe në 29 vende gjendja është serioze ose edhe më e rëndë.
Këto janë rezultatet kryesore të të ashtuquajturit indeksi i të uriturve në botë që u publikua tani.
Vendet me rezultate më të ulta janë në Afrikë dhe në Saharnë jugore.
Republika Demokratike e Kongos është në krye të listës e pasuar nga Burundi, Eritrea dhe Çadi.
Edhe vendet e Azisë jugore janë problem, thuhet në raportin e publikuar nga Organizata për luftimin e urisë në botë.
Presidentja gjermane e kësaj organizate Bärbel Dieckmann kërkoi nga ndihmat për zhvillim të qeverisë federale më shumë investime për zhvillimet bujqësore dhe për arsimin.
Mungesa e ushqimit dhe luhatjet e çmimeve të mallrave ushqimore janë po ashtu në qendër të konsultimeve njëjavore të Komisionit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO, në Romë.
Organizata e ndihmave për zhvillim bën thirrje për ndalimin e spekullimeve financiare në rritje me ushqimet.