16 Janar 2025

92 për qind e zyrtarëve të lartë publikë dekalorjnë pasurinë

Prishtinë, 22 nëntor - Më shumë se 92 për qind e zyrtarëve të lartë publikë, me marrjen e detyrës  e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit,  kurse 8 përqind e tyre nuk e kanë bërë një gjë të till duke i’u shmangur kështu obligimit  që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

AKK ka pranuar informacionet nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucionet publike se  253 zyrtar të lartë publikë janë emëruar si zyrtar të ri dhe kanë për obligim deklarimin e pasurisë.

Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 234 apo 92% e kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndërsa 19 apo 08% nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve pas emërimit.

Bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja  është e obliguar që të inicioj  procedurë kundërvajtëse për të gjithë  zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji.

AKK  i’u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të ri  që në momentin e marrjes së detyrës së lartë publike ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre, në mënyrë që të demonstrohet një përkushtim më i thellë i respektimit të kuadrit ligjor anti korrupsion.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)