23 Dhjetor 2024

917 punëtorë kanë aplikuar për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3

Prishtinë, 23 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuaar s elidhur me Pakon për Ringjallje Ekonomike ka përgjegjësi në zbatimin e masave 1.1, 1.2 dhe 1.3, për të cilat deri më tani kanë aplikuar 344 biznese për 917 punëtorë.

''Sipas statistikave vërehet se numri më i madh i punëtorëve që kanë aplikua është për masën 1.3 mbështetja e punësimit të grave,  për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 40/2021, të datës 29 korrik 2021'', thekson ATK.

Ndërsa, për masën 1.1  rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj (maximum deri në 170 € bruto), si dhe masa 1.2  mbështetja për të punësuarit e formalizuar, do të bëhet subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022.

Të drejtë aplikimi kanë shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit sipas legjislacionit të Kosovës.

Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim sipas masave të lartcekura, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale & Prezantime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)