900 zyrtarë mbajnë dy e më shumë vende pune
Prishtinë, 24 tetor - Nga dy deri në pesë arrin numri i vendeve të punës që vazhdojnë të mbajnë rreth 900 zyrtarë publikë.
Ky shqetësim vazhdon të përsëritet edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarët të Agjencisë Kundër Korrupsionit ankohen se me gjithë publikimin e të dhënave për rastet e shumta, ku zyrtarët kanë më shumë se dy vende pune, vërejtjet e tyre nuk janë marrë në konsideratë.
Edhe këtë vit, Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Kosovën ka përmendur faktin se më shumë se 800 figura publike mbajnë më shumë se një vend pune (ndonjëherë deri në 5 vende pune), edhe pse Agjencia ka rekomanduar se zyrtarët nuk mund të mbajnë në të njëjtën kohë më shumë se një vend pune me përgjegjësi financiare deri në një nivel të caktuar.