9 kompani ruse janë duke bërë biznes në heshtje në Kosovë
Prishtinë, 9 shtator - Nëntë kompani, me pronarë rusë, janë duke bërë biznes në heshtje në vendin tonë pa u vërejtur nga askush.
Mirëpo, identifikimi i tyre ka ndodhur se fundmi, pas kërkesës së institucioneve të Kosovës për vendosjen e sanksione të mundshme ekonomike ndaj shtetit rus.
Burime të besueshme të gazetës Zëri bëjnë të ditur se kompanitë e tilla, që janë duke operuar në vendin tonë, kanë mesatarisht një gjiro vjetore prej rreth 2 milionë eurosh.
Shumica e këtyre kompanive në Kosovë kanë funksionuar në heshtje, duke u mbuluar nga punëtorë shqiptarë bënë të ditur burimi i gazetës në kushte anonimiteti.
/Zëri/