08 Nëntor 2024

86% e respondentëve të kënaqur me informatat që pranojnë nga Dogana

Prishtinë, 20 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Doganat e Kosovës lansuan sot dokumentin e veprimit të Pulsit Publik të titulluar \"Ndikimi i procedurave të ndërlikuara në nxitjen e korrupsionit në Doganat e Kosovës\" në prani të Alessandra Roccasalvo, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Fahri Gashi, U.D. i drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës. Agim Krasniqi, zëvëndës Ministër i Financave, zyrtarëve të Doganës së Kosovës, UNDP-së, USAID-së, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave.

Qëllimi i studimit është identifikimi i përhapjes se korrupsionit dhe gjetja e efekteve të mundshme të procedurave komplekse, që konsiderohen të jenë shkaktar të korrupsionit në Kosove.

Në total 200 persona u përgjigjen intervistës prej të cilëve 100 ishin nga importi, 50 nga eksporti dhe 50 nga kompanitë e brokerave, duke përdorur metoda shumëshkallëshe të probabilitetit të mostrave të rastit.

Rezultatet tregojnë që zyrat doganore dhe zyrtaret janë burimi primar i informacionit për shumë respodent (44.3%), të cilët kanë pyetje lidhur me të drejtat dhe obligimet e tyre, procedurat doganore dhe taksat.

Rezultatet, gjithashtu tregojnë se 86% të respondentëve janë të kënaqur me informatat që ata pranojnë nga Dogana e Kosovës lidhur me procedurat doganore.

Sidoqoftë, rreth një e treta e të gjithë respondetëve ende besojnë që zyrat e Doganës së Kosovës, kanë nevojë t’i përmirësojnë informatat e tyre lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me taksa.

Gati gjysma e respondentëve raportojnë që atyre iu duhet të presin një deri në dy orë për procedurat e importit dhe eksportit.

Si pasojë e kësaj, 68% të respodentëve konsiderojnë që procedurat e tanishme doganore mund të thjeshtëzohen.

Procedura më e vështirë për t’u përcjellë në Doganën e Kosovës është parashtrimi i ankesës dhe deponimit doganor. Sidoqoftë, rreth 47.5 % të respondentëve kanë parashtruar së paku një ankesë formale në dy vitet e fundit.

Dokumenti i tanishëm i veprimit sugjeron që ekzistojnë lidhje të rëndësishme në mes të procedurave komplekse dhe përhapjes se korrupsionit. Pra, ekziston nevoja për thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe shkurtimin e kohës se pritjes me qëllim të mënjanimit të përhapjes se korrupsionit dhe ngritjes se kënaqësisë së përgjithshme të bërit biznes në raport me performancën e Doganës së Kosovës.

Të dhënat ekzistuese në përqindjen e korrupsionit në Doganë, kryesisht bazohen në perceptimin e popullatës në përgjithësi.

Deri më tani, nuk janë bërë studime të cilat kanë hulumtuar përvojat e kompanive që pranojnë shërbime nga Dogana e Kosovës.

 Për të adresuar këtë zbrazëti, ky dokument veprimi ka për qëllim qasjen në procedurat e tanishme doganore dhe të gjejë, nëse këto procedura kontribuojnë në stimulimin e korrupsionit brenda Doganës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)