19 Nëntor 2024

842 milionë njerëz në botë vuajnë nga mungesa e ushqimit

New York, 2 tetor - Programi botëror i OKB për ushqimin (FAO) , deklaroi se 1/8 e popullsisë së botës, çka do të thotë 842 milionë banorë, janë viktima të mungesës së ushqimit.

Në raportin e kësaj organizate theksohet se me gjithë përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për uljen e numrit të personave të uritur në botë, FAO parashikon se shumë vende nuk do të arrijnë qëllimin për përgjysmimin e personave të uritur deri në vitin 2015. 

 

FAO ka tërhequr vëmendjen se megjithëse në numrin e atyre që vuajnë urinë, vërehet një rënie, ushqyerja e mangët vazhdon të jetë një problem i rëndësishëm.

FAO numrin e atyre që vuajnë në uri e shpalli të jetë 842 milionë, duke tërhequr mbrapa shifrën e mëparshme e cila fliste për 868 milionë të uritur.

Kjo shifër përbën 12% të popullsisë botërore dhe do të thotë se nga çdo 8 persona një është i uritur.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Kontinenti i Afrikës është vendi ku uria kronike është në nivelin më të lartë.

Në Afrikë dhe në veçanti në vendet poshtë Shkretëtirës së Saharasë është duke u ushqyer në mënyrë të pamjaftueshme.

Kurse avancimin më të madh në luftën kundër urisë e ka shënuar Azia Juglindore popullsia e uritur e së cilës nga 31% ka zbritur në 11%.

Pavarësisht nga avancimet e bëra, sipas Kombeve të Bashkuara, në vendet e Afrikës dhe të Azisë së Jugut uria vijon të jetë një problem i rëndësishëm.

Rënia në indeksin e urisë në rang global nuk ka ndikuar në ushqimin e fëmijëve të cilët në disa vende ushqehen më keq se sa në vitet 1990.

Vetëm në Afrikë nga 5 fëmijë 2 nuk arrijnë të zhvillohen plotësisht për shkak të urisë. Në mbarë këtë kontinent kjo do të thotë se 60 milionë fëmijë janë të paushqyer.

Kurse në mbarë botën, 1 nga 4 fëmijë të moshës nën 5 vjeç vuan nga uria në mënyrë të fshehtë.

Sipas specialistëve arsyeja e mos ushqyerjes së mjaftueshme, nuk është mangësia e prodhimit ushqimor por pabarazia në prodhim dhe konsumim...

Në faktorët që shkaktojnë skamjen, krahas fatkeqësive natyrore janë edhe politikat ekonomike dhe sociale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)