82 për qind e grekëve pa prosperitet material dhe mirëqenie shpirtërore
Athinë, 21 dhjetor - Rreth 70 për qind e të anketuarve grekë mendojnë se jeta dhe biznesi në vend është në nivel të keq dhe se kushtet nuk janë të mira. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës së Statistikës në Greqi.
Rreth 82 për qind e të anketuarve pohojnë se nuk kanëprosperitet material dhe mirëqenie shpirtërore. Edhe situata politike është e komplikuar. Rreth 45 për qind e të anketuarve thonë se nuk besojnë në pushtet derisa 50 për qind mendojnë se situata ekonomike në vend do të përkeqësohet edhe më shumë.