8 nga 90 banka evropiane, nuk përballojnë recesionin
Bruksel, 16 korrik - Rregullatori bankar i Evropës tha se tetë nga 90 bankat, nuk kanë arritur të kalojnë testin, i cili planifikon se si do të mbijetonin ato, nese ndodh një tjetër recesion.
Autoriteti Bankar Evropian tha se 16 banka të tjera, kanë kaluar të njëjtin test me vështirësi. Emrat e bankave që kanë dështuar do të publikohen më vonë.
Këto banka duhet të kenë plane të vendosura deri në shtator për atë se si do t`i mbulojnë mungesat e kapitalit deri në fund të këtij viti.
Kontrolli i bankave evropiane ka për qëlim rikthimin e besimit të investitorëve.