7,500 familje në nevojë pranojnë ndihmë nga BE dhe UNDP
Prishtinë, 24 maj - Projekti për Ndihmë Humanitare (HAP) i financuar nga BE dhe i implementuar nga UNDP do të fuqizoj Qendrat për Punë Sociale në tërë Kosovën me 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe do të mbështes 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke ju siguruar kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Ky aktivitet i përbashkët është lansuar sot në prezencë të Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Muratit, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësuesve të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.
Skema për praktikë me pagesë për punonjës social, psikologë dhe sociologë të sapo diplomuar – si Vullnetarë të Komunitetit të OKB-së – do të ofroj lehtësim të menjëherhëm duke fuqizuar kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale (QPS).
Kjo do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer edhe për praktikantët për të përfituar përvojë profesionale. Këta 40 Vullnetarë të Komunitetit të OKB-së, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet jo-shumicë, janë përzgjedhur dhe kanë filluar në fund të prillit punën 12 mujore në QPS-të në tërë Kosovën.
Për më tepër, do të sigurohet mbështetje e përkohshme për afërsisht 7,500 familje në nevojë që jetojnë në varfëri të skajshme duke u dhënë kuponë mujor për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.
Grupet e përzgjedhura janë familjet pa të ardhura dhe që mbështeten në ndihmë sociale, familjet mekryefamiljare gra, familje me anëtarë me nevoja të veçanta dhe familje të varfëra që jetojnë në zonat rurale.
Identifikimi i familjeve që i përkasin këtyre kategorive është kryer përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në të 38 komunat e Kosovës.
Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësues Special i BE-së duke folur në këtë ngjarje theksoi se përtej varfërisë, kushtet e fëmijëve në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe veçanërisht grave janë përkeqësuar si efekt i drejtpërdrejtë i pandemisë.
''Sot, ne jemi të lumtur të ofrojmë rezultate konkrete të programit të BE-së si pjesë e aktiviteteve të implementuara nga UNDP. Unë kam besim se këto rezultate fillestare do të kenë efekte të shumëfishuara në muajt e ardhshëm, ndërsa së shpejti BE do të ofroj edhe lloje të tjera të mbështetjes për njerëzit në nevojë.''
''Unë do të doja të falënderoja UNDP-në për bashkëpunimin intensiv dhe efektiv, si dhe qeverinë, komunat dhe universitetet që luajnë një rol thelbësor në zbatimin e kësaj ndihme", theksoi Szynyog.
Gjatë momenteve më të vështira, ku ndihma është më e nevojshme, solidariteti ndërkombëtar dhe multilateralizmi për të promovuar kohezionin social sipas tij është shumë i rëndësishëm, sepse së bashku ne jemi në gjendje të bëjmë më shumë dhe më mirë.
Hekuran Murati, MinistëriI Financave, Punës dhe Transfereve me këtë rast tha: “Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, siç edhe është prezantuar në Planin e Qeverisë, është e përkushtuar në hartimin dhe implementimin e politikave sociale të cilat synojnë mbështetjen e grupeve të cenushme dhe punësimin e të rinjëve. Politikat e tilla kanë për qëllim përfundimtar ngritjen e mirëqenies qytetare dhe rritjen e punësimit, veçanërisht të të rinjëve”.
“Pandemia ka sforcuar sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë. Kriza ka goditur veçanërisht rëndë ata që tashmë përpiqen të mbijetojnë. Tani kemi një mundësi unike, me mbështetjen e BE-së, për t'ua lehtësuar sadopak jetën atyre që kanë më ë shumti nevojë - si në drejtim të sigurimit të ndihmës së përkohshme, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të Qendrave për Punë Sociale.''
''Ne do të punojmë ngushtë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kolegët tanë të OKB-së dhe partnerë të tjerë në implementimin e këtij aktiviteti. Dua të falënderoj nga zemra Zyrën e BE-së në Kosovë për besimin ndaj UNDP-së për të dhënë këtë mbështetje", tha Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në fjalën e saj të hapjes në këtë ngjarje.
Pandemia COVID-19 filloi si një krizë shëndetësore por, gati një vit e gjysmë më vonë, është shndërruar në një krizë shumë-dimensionale me implikime afatgjata socio-ekonomike. Përkushtimi i BE-së dhe UNDP-së është që të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për grupet më të prekura nga rreziqet dhe proceset e rimëkëmbjes nga COVID-19.
Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit.
''Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim'', ka theksuar Suokko.