7,5 milionë evropianë të moshës 15-24 vjeç të papunë
Paris, 29 maj - Franca, Gjermania dhe Italia kërkojnë masa që do të lehtësonin shqetësimet e një gjenerate të tërë që nuk janë në gjendje të gjejnë punë.
Sipas statistikave gati 7,5 milionë evropianë në grupmoshën 15-24 vjeç janë ose të papunë, ose pa arsim.
Papunësia mes të rinjve në BE ishte 23 presje 6 përqind në janar, dy here më e lartë sesa ajo mes të rriturve.
Presidenti francez Francois Hollande ka kërkuar që Eurozona të ketë një qeveri të përbashkët ekonomike me buxhetin e saj e cila mund të ndërmarrë projekte të veçanta, duke përfshirë trajtimin e papunësisë e të rinjve.