20 Nëntor 2024

70 mijë biznese aktive, 40 mijë pasive

Prishtinë, 2 gusht - Më pak se 100 biznese, të lidhura kryesisht me politikën, edhe më tutje vazhdojnë ta mbushin me para arkën e shtetit. Ndërkaq, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) figurojnë si të regjistruara hiç më pak se 70 mijë e 605 biznese.

Në bazë të një kalkulimi po del se më pak se 1 për qind e kompanive që operojnë në Kosovë mbushin me para arkën e Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërkaq nga 70 mijë e 505 biznese shteti inkason shuma minimale parash.

Brenda një periudhe të shkurtë kohore, në vendin tonë janë ngritur kompani të fuqishme, siç janë ato nga sektori i tregtisë me derivate, sektori i ndërtimit, por edhe sektorë të tjerë.

Ndërkaq, në anën tjetër, shumë biznese të vogla, kryesisht ekonomi familjare janë në falimentim e sipër, pasi që pjesa dërmuese e tyre nuk kanë mundur t’i përballojnë konkurrencës nga kompanitë e lidhura me pushtetin.

“Janë një numër i vogël i kompanive kosovare që përfitojnë dhjetëra miliona nga tenderët publikë, ndërkaq kompani që nuk kanë lidhje me politikën janë në prag të falimentimit”, tha njëri nga pronarët e një kompanie të madhe që edhe më tutje vazhdon të operojë në vend, përkundër vështirësive që ka.

Ai tha se situata në vend është shumë e rëndë, pasi që kompani të caktuara në emër të bizneseve po bëjnë pastrim parash, e në anën tjetër kompanitë e përgjegjshme çdo ditë e më shumë po shkojnë drejt falimentimit, pasi që nuk po mund t’i bëjnë ballë konkurrencës së pandershme.

Blerta Nikqi, zyrtare për Komunikim me Publikun, thotë se gjendja aktuale e bizneseve që kanë numër fiskal dhe janë aktive është 70,605 dhe prej tyre kanë deklaruar obligimet e tyre tatimore rreth 57,000.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)