7 kompani ruse në listën e 500 korporatave më të mëdha të botës
Moskë, 29 shtator - Në listën e 500 korporatave më të mëdha të botës për vitin 2011, e cila u publikua nga revista amerikane Fortune, hynë 7 kompani ruse.
Në 100-shen e parë renditen edhe kompanitë ruse të naftës Gazprom dhe LUKOIL. Me diferencë të madhe ato ndiqen nga kompanitë Rosneft, TNK-BP dhe Sberbank. E përfundon listën Surgutneftegaz.
Sberbank u njoh gjithashtu si një ndër 50 kompanitë më fitimprurëse në botë. Ajo renditet e 15-ta me të ardhura që i tejkalojnë 6 miliardë $.