606,983 ton mbeturina komunale të grumbulluara në vit
Prishtinë, 31 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës se Mbeturinave Komunale 2012.
Rezultatet e AMK 2012, tregojnë se sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2012, ka qenë 606,983 ton.
Ku grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 59 %, ndërsa në banimin kolektiv ka qenë 41%.
Të dhënat e vitit 2012, tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara kanë qenë 334 kg për banorë në vit.
Dallime të theksuara vërehen ndërmjet regjioneve tjera të Kosovës, ku sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 269 kg për banorë në vit.
Në Prishtinë dhe regjionin e sajë grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 1,4 kg në ditë për banorë.
Ndërsa, pjesën tjetër të Kosovës sasia e mbeturinave komunale të gjeneruar për banorë në ditë ka qenë 0,7 kg.
Grumbullimi i mbeturinave komunale në vitin 2012 i llogaritur në ditë për banorë, në Prishtinë dhe regjionin e sajë ka qenë 1.4 kg, ndërsa në regjionet tjera të Kosovës 0.7 kg, ku mesatarja e mbeturinave të grumbulluara në ditë për banorë në Kosovë ka qenë 0.9 kg.
Gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë, nga kompanitë publike dhe private gjatë vitit 2012 është rritur për 4.3%, krahasuar me vitin 2011.