600 studentë do të angazhohen për punë praktike në MF
Prishtinë, 19 janar - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Ramadan Zejnullahu nënshkruan sot Memorandum bashkëpunimi për angazhimin e 600 studentëve gjatë një viti për punë praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.
Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Universitetit të Prishtinës në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj. Puna praktike që studentët kryejnë në Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj dhe është me pagesë.
Ministria e Financave do të marrë në punë praktike nga 150 studentë të Universitetit të Prishtinës çdo tre muaj (apo 600 studentë në vit), prej të cilëve: 100 studentë të Fakultetit Ekonomik, 30 studentë të Fakultetit Juridik, 10 studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, si dhe 10 studentë të fakulteteve të tjera.
Ndërsa, Universiteti i Prishtinës e bënë përzgjedhjen e studentëve dhe i ofron Ministrisë së Financave listën e përzgjedhur të studentëve çdo tre muaj. Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve, si dhe duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master.
Ministri Avdullah Hoti duke falënderuar rektorin për gatishmërinë për të nënshkruar këtë Memorandum, tha se nënshkrimi i këtij Memorandumi është një mundësi e jashtëzakonshme për studentë, për ato njohuri që i marrin në Universitet ti shohin në praktikë se si zbatohen dhe të mësohen, ta mësojnë punën e tyre në praktikë. Mendoj se është një kombinim i jashtëzakonshëm i programeve akademike me punën praktike.
Memorandumi nënkupton se Ministria e Financave së bashku me agjencitë e saj me Administratën Tatimore dhe me Doganën do të merr, në një farë mënyre në punë praktike por që do të jenë me kontratë pune për rreth 600 studentë brenda vitit nga tre muaj, për të kryer punë praktike në këto dy agjenci kryesisht në Administratën Tatimore dhe Dogana. Angazhimi i tyre do të jetë me pagesë për periudhën 3 mujore, për studentë që kanë kryer së paku vitin e dytë të studimeve, tha Ministri Hoti.
Ai bëri të ditur se Me këtë numër të praktikantëve ne gati absorbojmë të diplomuarit kryesisht të Fakultetit ekonomik. Nga 600 studentë bëjnë pjesë nga Fakulteti ekonomik, një numër më i vogël nga Fakulteti juridik, një pjesë nga fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe disa studentë nga fakultetet e tjera varësisht prej interesit që kemi.
Rektorati dhe Fakultetet përkatëse do të bëjnë përzgjedhjen e studentëve në bazë të notës mesatare dhe kritereve të tjera. Ne do të pranojmë këtë listë në Ministrinë e Financave dhe do të shpërndajmë nëpër Agjencitë përkatëse dhe pas periudhës 3 mujore do të lëshojmë një certifikatë për punën që kanë kryer. Këta studentë do të nënshkruajnë një kontratë pune me Ministrinë e Financave, sepse gjatë kësaj kohe do të paguhen për punën që do të bëjnë, shtoi Ministri Hoti.
Ai gjithashtu tha se Është obligim i Qeverisë që të ndihmojë Universitetin e Prishtinës, si Universiteti më i rëndësishëm, dhe institucioni më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend.
Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina Ramadan Zejnullahu falënderoj Ministrin e Financave Avdullah Hotin për ofrimin e një oferte sipas tij jashtëzakonisht të mirë për një Memorandum Bashkëpunimi, i cili Universitetit të Prishtinës, dhe në veçanti studentëve të disa njësive akademike ju krijon benifite domethënëse për studimet e tyre dhe për këtë jemi të nderuar me këtë vizitë.
Rektori e falënderoj Ministrin Hoti për përkrahjen që ka dhënë që nga fillimi i marrjes së mandatit dhe për çdo gjë që kemi pasur nevojë i kemi pasur dyert e hapura në Ministrinë e Financave.
Ai gjithashtu theksoi se Ky Memorandum i Bashkëpunimit ju mundëson një numri të caktuar të studentëve të njësive akademike, kryesisht nga shkencat ekonomike, juridike, shkencat kompjuterike, por edhe nga fusha të tjera të studimit që njohuritë e tyre praktike ti bartin deri te puna profesionale dhe ti krahasojnë ato se a janë ato njohuri që është dashtë ti marrin sepse kur ballafaqohesh me punën drejtpërsëdrejti e vëren më së miri atë se çfarë shkollimi ke kryer.\"
\"Dhe, gjithashtu ky Memorandum Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm edhe për një gjë tjetër, sepse në të gjitha nismat e reformave që bënë një institucion i arsimit të lartë, kërkesa e parë që shtrohet është përshtatja e programeve me tregun e punës, për të cilin shpesh here edhe kritikohemi nga partnerët ndërkombëtar.
Me këtë praktikë studentët mund ti plotësojnë njohurit dhe të kthehen me dije të plotësuara si ekspertë dhe për të qenë vetë ndikues në zhvillimin e përgjithshëm. Gjithashtu ata do të përgatiten jo vetëm për jetën e tyre dhe mirëqenien e familjes së tyre, por edhe për shoqërinë e cila do të përfitojë shumë sepse krijohen ekspertë të cilët do të nevojiten që të vazhdojnë një punë që është filluar të bëhet, shtoi rektori Ramadan Zejnullahu .