20 Nëntor 2024

6 kompani hetohen për evazion mbi 1 milion euro

Prishtinë, 28 maj - Gjashtë pronarë të kompanive ndërtimore dhe tregtare, të rajonit të Prishtinës dhe të Ferizajt, gjatë javës së  ardhshme mund të përfundojnë në pranga, nën dyshimin për shmangie tatimi, në vlerën që kalon shumën 1 milion euro

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke i hetuar disa kompani ndërtimore dhe tregtare të rajonit të Prishtinës dhe të Ferizajt, të cilat dyshohen se janë shmangur nga tatimi i shtetit.

Gazeta “Kosova Sot” ka mësuar se vlera e dëmit, të cilën këto kompani ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit, përmes shmangies së tatimit, arrin shumën mbi 1 milion euro.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)