06 Nëntor 2024

52 mijë euro gjoba dhe 13 biznese të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

Prishtinë, 29 janar - Administrata Tatimore e Kosovës-Divizioni i Lojërave të Fatit, nga një aksion i ndërmarr në disa komuna të Republikës së Kosovës, ka mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë  jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, të cilat po ashtu janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 52,000 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)