500 milion euro shumë që BE i jep Ukrainës
Bruksel, 12 mars - Kryetari i komisioni Evropian, njoftoi për shumën vjetore 500 milion euro që ky unionin do ti japë Ukrainës në formë mbështetjeje.
Ne kemi rënë dakord mbi kushtet e tregtisë së njëanshme e cila i lejon Ukrainës të shfrytëzojë hapësirën e tregtisë së lirë. Ky vendim është ndërmarrë përpara nënshkrimit të marrëveshjes me Ukrainën, tha në fjalën e tij Hoze Manuel Barroso.
Futja e tregtinë e lirë, do ti mundësojë Ukrainës një përfitim prej 500 milion eurosh në vit. Mbështetja ekonomike është vetëm një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të BE për të mbështetur Ukrainën në këto kushte të vështira, shtoi ndër të tjera kryetari i Komisionit Evropian.