02 Nëntor 2024

50 mijë persona dolën të papunë në 6-mujorin e parë në Shqipëri

Tiranë, 14 shtator - Numri i të punësuarve në vend në fund të 6-mujorit të parë 2020 ra me 50 mijë persona në raport me fundin e 2019-s, sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT, me një tkurrje prej 4%, në krahasim me dhjetorin.

Kjo është tkurrja më e madhe e numrit të të punësuarve në 6-mujorin e parë, të paktën që prej pjesës së parë në 2017-n, kur raportohen të dhënat e Anketës së Forcave të Punës.

Në të njëjtën periudhë të 2019-s, kur ishte një kohë normale, tregut të punës iu shtuan 33 mijë persona.

Ndërsa këtë vit, pandemia e Covid-19 ka reduktuar ndjeshëm numrin e të punësuarve.

Edhe nga të dhënat administrative rezulton se në 6 muajt e parë kanë dalë nga tregu i punës rreth 49 mijë persona, duke pasur një rezultat të ngjashëm.

Por, ndonëse rreth 4% e të punësuarve ka dalë nga tregu i punës, papunësia shënoi një rritje fare të lehtë sipas INSTAT, duke arritur në 11.9% në fund të tremujorit të dytë nga 11,2% në dhjetor 2019.

Ndonëse 50 mijë persona u larguan nga puna, numri i të papunëve u rrit vetëm me 6 mijë persona, sipas tabelave të INSTAT.

Nga të dhënat rezulton se INSTAT i ka raportuar pjesën më të madhe të atyre që kanë dalë nga tregu i punës jo si të papunë, por si joaktivë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë sipas grafikut të mëposhtëm, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)