4500 shqiptarë mund të punësohen në Itali
Romë, 15 dhjetor - Kishte dy vjet që në Itali nuk aprovohej i ashtuquajturi dekret i flukseve, dokumenti që vendos se sa emigrantë duhet të hyjnë çdo vit për pune.
Me ne fund ky dekret u shpall dhe parashikon hyrjen ne vend te gati 100 mije te huajve. Pritet botimi ne gazeten zyrtaren dhe parashikohet qe pronotimet te fillojne nga muaji shkurt i vitit qe vjen.
Rreth 50 mijë vende janë rezervuar për punonjësit qe do te punesohen ne sektore te ndryshem, nga vendet që kanë marrëveshje me Italinë . Per shqiptaret jane rezervuar 4.500 vende. 30 mijë vende, pa ndarje sipas kombesise, janë rezervuar ve për punonjësit shtëpiakë, quhen keshtu bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarët për të moshuarit apo femijet.
Dekreti i parashikon edhe konvertimin e lejeqëndrimeve për studim në lejeqëndrime për punë.Ashtu siç eshte bere vitet e fundit, edhe kete here punëdhënësit mund të paraqesin kërkesën vetëm nëpërmjet Internetit.
Ministria e Punes ne bashkepunim me administratat vendore do te ndajne vendet sipas nevojave ne rrethe te ndryshme