18 Nëntor 2024

4.45 milionë spanjollë të papunë

Madrid, 2 korrik - Papunësia në Spanjë ka shënuar rënie gjatë muajit qershor duke treguar kështu shenja të përmirësimit ekonomik pas recensionit dy vjeçar, ka njoftuar qeveria spanjolle të mërkuren.

Numri i personave te regjistruar si të papunë në ekonominë spanjolle, ekonomia e katërt më e madhja në eurozonë, ka rënë për 122 684 duke e zvogëluar kështu numrin e të papunëve në 4.45 milionë spanjollë.

Kjo rënie e papunësisë po ndodhë që 11 muaj rresht, thotë një raport i ministrisë së punës në Spanjë.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy që e udhëheqë qeverinë konservative, po mundohet që të zvogëlojë çdo herë e më shumë, gjashtë vjet pas shkatërrimit të industrisë së ndërtimit e cila shaktoj humbjen e miliona vendeve të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)