17 Nëntor 2024

410 milionët që e ringjallin Brezovicën

Prishtinë, 1 dhjetor -  Pas tri vjetëve, Brezovica do të jetë një qendër turizmi e skijimi që do t\'ia kenë lakmi shumë simotra në rajon. Për 9 vjet ajo do të jetë ndër më të mirat në këtë pjesë të Evropës, e pas 15 vjetëve, kjo zonë do të jetë ndër më të mirat në Evropë.

Kështu pak a shumëështë plani me tri faza i projektit për Brezovicën, që u shpalos në emisionin \"Ekonomia me Erëzën\", të hënën në Klan Kosova. Investimet që do të bëhen këtu, përveç zhvillimit të turizmit do të kenë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik dhe në zbutjen e papunësisë, pasi investimi i rreth 410 milion eurove nga konzorciumiCompagniedesAlpes, pritet të krijojëmbi 3 mijë vende të reja pune. Këshilltari i projektit Brezovica, ManikBegolli tha se dhënia me koncesion ka qenë zgjidhje më e mire për tërheqjen e investimeve, në pamundësi që shteti të investojëvetë në atë resor.

Ai theksoi se ka qenë koha e fundit që të gjendet një zgjidhje për zonën e cila me vite të tëra ka qenë e lënë anash në mungesë të investimeve.“Projekti është unik për Kosovës, sepse e dimë se asetet e Brezovicës janë duke fjetur, që 14 vjetë asgjë nuk është bërë dhe derisa atje nuk gjenerohen kurrfarë të hyra ai vend do të mbetet i vdekur. Përmes këtij projekti përveç që do të hapen vende të reja pune gjithashtu do të gjenerohen të hyrat e shtetit, do të stimulohet transportietj” , tha Begolli.

Në ringjalljen e Brezovicës beson edhe eksperti i fushës së turizmit, Zekë Çeku. Megjithatë, ky i fundit pati kritika për përfaqësuesit e projektit, për siç tha mungesën e informimit të qytetarëve për dhënien me koncesion të asaj pjese.
“Pasi që ne nuk kemi mjete atëherë zgjidhja e duhur janë investimet në atë pjesë që është larguar edhe nga harta për shkak të gjendjes që është atje. Pres që me këto investime do të zhvillohet turizmi në atë pjesë. Mirëpo kam një kritik për përfaqësuesit e projektit të cilët kanë bërë shumë pak në informimin e opinionit, pasi që siç e kam parë unë opinioni është informuar se ajo pjesë po privatizohet”, tha Çeku.

Kritika për projektin, e sidomos për mungesën e transparencës gjatë përzgjedhjes së firmës që fitoi me koncesion, pati edhe gazetari i “Zëri”-it,LiridonLlapashtica, i cili ka përcjellë këtë proces që një kohë të gjatë. Ai, mes tjerash, përmendi edhe çmimin e lirë tëdhënies me qira të tokës, 27 cent për një metër katror, që sipas tij, ështëshifër qesharake.

Projekti i ri u mirëprit edhe prej Arben Islamit nga nisma dashamirëse e Brezovicës, Snownjeri. Ky tha se që nga viti 1985, resori turistik i rajonit të Shtërpcës, nuk ka funksionuar qysh duhet. Brezovica e re përfshinë gjithsej 3 mijë e 364 hektarë. Në tri vjetët e para të zhvillimit të saj do të investohen 165 milionë euro. Në fazën e dytë të projektit llogaritet të futen 152 milionë, ndërsa në fazën e tretë, atë përfundimtaren, që kryhet pas 17 vjetëve, edhe 92 milionë tjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)