410 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë
Klinë, 10 shkurt - Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit Drini i Bardhë.
Për projektin i cili do të filloj të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga SHMT Fehmi Agani në drejtim të Ura e Haxhisë .
Sipas kësaj marrëveshje, Komuna do të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit.
Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.