400 mijë persona në Gjermani pritet të mbesin të papunë
Berlin, 30 tetor - Numri i personave të papunë në Gjermani gjatë vitit të ardhshëm pritet të rritet.
Sipas rezultatit të një studimi bëhet e ditur se 400 mijë persona në Gjermani gjatë vitit të ardhshëm do t\'i bashkohen numrit të përgjithshëm të papunëve në këtë vend.
Kjo sipas këtij raporti bëhet për shkak të numri të lartë të refugjatëve që Gjermania ka pranuar këtë vit.
Vlen të theksohet se, Deutsche Bank ka njoftuar se do të shkurtojë 15 mijë vende pune, për shkak të humbjeve prej 6 miliardë eurosh gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
Banka më e madhe e Gjermanisë e ka detajuar edhe më tej vendimin e saj, duke bërë të ditur se do të shkurtojë 9000 vende pune me kohë të plotë dhe 6000 role kontraktorësh.
Ndërkohë, ajo ka planifikuar gjithashtu të shesë edhe biznese, në të cilat mund të punësohen 20 mijë njerëz, përgjatë dy viteve të ardhshme.