16 Nëntor 2024

400 kompani përfitojnë nga programi për subvencionim në Pagë

Prishtinë, 16 shtator - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)  kanë nënshkruar dje kontratat e para me kompanitë vendore të cilat janë përfituesit e parë të skemës së Subvencionimit në Pagë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin minisitri i punës dhe mirëqenies sociale,  Arban Abrashi, ambasadorja e re e ambasadës së Finlandës, Anne Huhtamӓki, zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, si dhe dhe përfaqësues të Zyrave për Punësim dhe sektori privat ne rajonin e Prizrenit.

Të pranishmit kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin me sektorin privat, bashkëpunim ky që në dhjetë vitet e fundit ka arritur të krijojë mundësi punësimi për rreth 13 mijë persona nëpërmjet programeve të ndryshme si ai i trajnimit në sunë, subvencionimit të pagës, apo punës praktike.

Programi për subvencionimin e pagës, që bashkëfinancohet nga MPMS, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, ka për qëllim përkrahjen e punëdhënësve të cilët ofrojnë  mundësi punësimi afatgjatë sidomos për të rinjtë dhe të papunët nga grupet e cenuara.

Programi  nënkupton pagesën e së paku 50% të pagave për punëtorët e rinj, për një perjudhë 6, 9 ose 12 muajsh, në varësi të vështirësive që kanë punëkërkuesit në hyrjen në treg të punës. Gjatë fazës së parë, 1100 vende të reja të punës jane shpallur në zyrat e punës në të gjithë Kosovën, nga të cilat 400 janë përgjedhur pë tu subvencionuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)