40 mlrd euro humbje për Rumaninë për shkak të ekonomisë së zezë
Bukuresht, 2 gusht - Ekonomia e zezë përbën më shumë se një e katërta e Produktit të Brendshëm Bruto të Rumanisë. Vitin e kaluar ekonomia e zezë ka qenë 28.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, kurse gjatë 2011-ës ajo ka qenë 30 për qind, thuhet në raportin e Këshillit të Evropës për vlerësimin e masave për luftimin e larjes së parave të pista dhe financimit të terrorizmit.
Humbjet për ekonominë rumune janë 40 mlrd euro në vit.