17 Nëntor 2024

40 mijë bizneseve iu morën certifikatat

Prishtinë, 2 prill - Dukuria e bizneseve fantome, të krijuara ad hok, që ka marrë hov në Kosovën e pasluftës, në masë të madhe po i dëmton kompanitë disavjeçare.

Analistët e ekonomisë dhe juristët thonë se bizneset fantome janë mjete, me të cilat bëhet tërheqja e parasë nga zyrtarët e korruptuar.

Analistët vlerësojnë se bizneset fantome në masë të madhe po i dëmtojnë bizneset e ndershme, sepse ato po krijohen ad hok dhe pa pasur fare kapacitete, por vetëm e vetëm për të marrë tenderët e lidhjes me politikën, duke larguar nga tregu kompanitë e ligjshme.

Ish-zyrtarët e lartë të ATK-së, që kanë folur në kushte anonimiteti, thonë se ata që nga viti 2009 kanë filluar që t’i pastrojnë listat e tatimpaguesve nga bizneset e papërgjegjshme, të cilat në realitet nuk operojnë ose operojnë ilegalisht, duke mos i dhënë llogari ATK-së, e në anën tjetër figurojnë si të regjistruara.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)