17 Nëntor 2024

4 milionë 512 mijë të papunë të papunë në Spanjë

Madrid, 4 mars - Në Spanjë, numri i të papunëve ka regjistruar rënie në muajin shkurt, por mbetet ende i lartë me 4 milionë 512 mijë të papunë, njoftoi Ministria e Punës, pas një rritjeje në muajin janar. 

\"Vendi numëronte në fund të shkurtit rreth 13 mijë 538 të papunë më pak se një muaj më parë. Në një vit, numri i personave të regjistruar në listat e agjencive për punësimin është ulur me 300 mijë 333, rënia më e lartë që prej vitit 1999\", sipas një komunikate të Ministrisë së Punës në Spanjë.

Ekonomia spanjolle po rimëkëmbet pas një krize të rëndë, por papunësia kishte një nivel prej 23,7 për qind në fund të vitit 2014, sipas një mënyre tjetër llogaritjeje, mbetet në shkallë shqetësuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)