17 Nëntor 2024

39.4 të investitorëve të huaj braktisën Kosovën

Prishtinë, 20 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka  publikuar pjesen e parë të hulumtimit“Trendet e ndërmarrërsisë të regjistruara dhe të shuara në periudhën 2010-2014”.

Po ashtu u dhanë edhe të dhënat se sa biznese u regjistruan dhe u shuan në periudhën 2010/2014 si dhe sa punëtorë mbetën pa punë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se kanë bërë këtë hulumtim me qëllim që të nxjerrim të dhënat se në çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia vendëse dhe e huaj në Kosovë.

Rezultatet e këtij hulumtimi kanë pasqyruar një realitet të pa dëshiruar për bizneset dhe ekonominë kosovare, kështu që këto rezultate janë të supozuar edhe nga hulumtimet tjera.

“Ndërmarrsia në Kosovë, është në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin qe një kohe të gjatë. Ne jemi fokusuar në periudhën 2010-2014, ku kjo mostër rezulton me politikat afatmesme jo adekuate për te avancuar pozitën e biznesit vendore dhe të huaj”, tha Shahini.

Sipas kreut të AKB-së nga analizat e bëra i shqetëson fakti që trendi negativ i mbylljes së bizneseve ka vazhduar nga viti 2010 e këndej. Kurse ky trend ishte prezent më shumë tek investitorët e huaj dhe si rezultat i politikave të shtrenjta për investime.

Në vitin 2014 janë shuar 39.4% e bizneseve të regjistruara në Kosovë. Kurse në ato vendore rreth 20% e ndërmarrjeve janë mbyllur. Shuarja e bizneseve shqetëson tej mase, sepse këto kompani supozohen që kanë pasur 2 e më shumë të punësuar.

Agim Shahini, tregoi se gjatë vitit 2010-2014 në Kosovë janë regjistruar 41112 biznese të reja, kurse janë mbyllur 6647.

Kompanitë e regjistruara dhe të shuara zyrtarisht, nëse krahasohet në përqindje në mes të bizneseve të regjistruara dhe të shuara, numri i kompanive që kanë tentuar të hyjnë në treg në Kosovë është dukshëm më i madhë dhe pozitivë. Të mbyllura janë 16.2 për qind, ndqra 83.8 për qind janë aktive.

Regjistrimi i bizneseve të huaja është dukshëm më i ulët se i biznesve vendore, më pak se 100 ndërmarrje të huaja të regjistruara në Kosovë.

Shahini, trgeoi se mbyllja e ndërmarrjeve të huaja dhe vendore në Kosovë është mjaft e lartë. Më pak se 20% gati çdo vite mbyllen. Dy vitet e fundit vërehet një përqindje në rritje e mbylljeve të ndërmarrjeve në Kosovë.

Kryetari i AKB-së, tregoi se mesatarisht çdo ndërmarrje e mbyllur ka pasur 2 e më shumë të punësuar të cilët kanë humbur vendet e punës. Ku brenda 5 viteve prej 2010-2014 janë gjithsejte 13294 persona jashtë vendeve të punës.

Mbyllja e ndërmarrjeve të huaja në Kosovës sidomos vitin 2014 është shumë e lartë. Ku janë regjistruar 66 ndërmarrje, por janë mbyllur 26 prej tyre ose 39.4 për qind.

“Arsyeja e mbylljes së kompanive janë politikat e kqija fiskale, mungesa e subvencioneve, normat e larta të interesit bankar që janë më shtrejta, konkurrenca jo e drejt, korrupsioni dhe burokracia, energjia e shtrenjt, politikat selektive, humbja e fuqisë në treg, monopolet, licensat e lejet e punës etjera”, tha Shahini.

Sipas tij AKB, ka analizuar edhe tregun e ndërmarrësisë që në terma ekonomik quhen biznese të pushuara. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 kanë pushuar së ekzistuari me shumë se 15,600 biznese, kurse numri i punëtorëve që janë jashtë vendeve të punës është 31200 persona, të kualifikimeve të ndryshme nga sektorë të ndryshëm.

Agim Shahini, tregoi se këto arsye kanë ndikuar që 600 kompani të shuara apo që kanë pushuar me aktivitete e veta ekonomike.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se se këto shifra të publikuara janë shqetësuese dhe duhet që të jenë sfiduese orientim që të ëbëhet më shumë për bizneset.

“Viti 2014 ishte paralajmërues i një bombe eksploduese, por që u përshkua me ikje masive të qytetarëve. Duhet më shumë sesa flitet që të veprohet e ketë mbështetje për bizneset sidomos vendore dhe Kosova të krijojë imazh të mirë me eksportin e produkteve “Made in Kosova”, tha Gërxhaliu.

Kryetari i OEK-së, tha se vitin paraprak e patën vlerësuar si një dështim dhe pasojat e të cilët janë prezente edhe në dy muajt e parë të këtij viti e do të vazhdojnë të ndihen.

Edhe Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha se të dhënat e hulumtimit tregojnë për problemet e mëdha me të cilat përballen bizneset e Kosovës. Sipas tij ikja e investitorëve të huaj gjatë vitit 2014, ishin pasoj edhe e probleme politike q ëishin në vendin tonë.

“Nuk ka sundim të rendit dhe ligjit, nuk ka luftim të kriminalitetit e korrupsionit dhe pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Arian Zeka.

Kryetari i OEA-së, shtoi se po bizneseve që po braktisin vendin, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe qytetarët që janë të paknaqur dhe po kërkojnë jetë më të mirë.

Zeka, tha se as këta dy muaj të parë të këtij viti nuk ka veprime konkrete të dobishme për bizneset, e të cilat pritet të realizohen në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)