12 Nëntor 2024

3,77 milionë persona të papunë në Spanjë

Madrid, 6 korrik - Numri i personave të papunë shënoi rënie me 124.349 në muajin qershor në Spanjë brenda një muaji që përkon edhe me fillimin e sezonit turistik të verës, por ende 3,77 milionë persona vijojnë të mbeten të papunë, njoftoi sot Ministria e Punës.

“Papunësia renditet në nivelin më të ulët prej shtatorit të vitit 2009”, referuar një deklarate.

Sektori i shërbimeve që përfshin aktivitetet turistike ka më tepër përfitime nga kjo tendencë me rreth 84.160 të papunë më pak. Me rritjen e fluksit të turistëve të huaj në Spanjë parashikohen më shumë se 68 milionë persona këtë vit, një shifër rekord nisur nga fakti se edhe vetë spanjollët udhëtojnë shumë.

Rajonet më të spikatura për krijimin e vendeve të reja të punës janë Katalonja dhe Andaluzia të famshme për rivierën e mrekullueshme.

Turizmi është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e katërt më të madhe në zonën euro. Ky sektor përfaqëson rreth 11 për qind të produktit të brendshëm bruto duke krijuar më shumë vende pune sezonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)