367 lëndë të korrupsion, mbi 28 milion pasuri e sekuestruar
Prishtinë, 16 nëntor - Lëvizja FOL sot ka zhvilluar një konferencë për shtyp me çrast ka publikuar statistikat për periudhën korrik-shtator 2014 të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave në kuadër të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion dhe gjithashtu statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë për periudhën janar-shtator 2014.
Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë periudhës tre-mujore korrik-shtator 2014 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 367 lëndë anti-korrupsion.
Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 152 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 3 raste, për dhënie të ryshfetit 12 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 137 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona, deklaroi Kalaja.
Sipas tij, Prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 176 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 1 rast dhe ka zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 12 raste dhe ka zgjidhur 11 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 163 raste dhe ka zgjidhur 84 raste.
Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 48 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 2 raste dhe kanë zgjidhur 4 raste, për dhënie të ryshfetit 8 raste dhe ka zgjidhur 4 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 38 raste dhe ka zgjidhur 15 raste, tha ai.
Fidan Kalaja shtoi se Lëvizja FOL gjithashtu ka monitoruar punën dhe angazhimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar sa i përket konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë për periudhën janar-shtator 2014.
Të dhënat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike tregojnë se vlera e përafërt e pasurive të ngrira ose të sekuestruara për periudhën raportuese është prej rreth 28.9 milionë euro (28,968,000 ). Llojet e pasurisë së ngrirë ose sekuestruar janë: Para 888.000 , 11 shtëpi 800.000 , 8 vila (1 në Ulqin) 85.000 , 17 banesa 1.000.000 , 2 objekte ndërtimore - 100.000 , 1 motel 100.000 ,14 vetura 135.000 , 6 lokale afariste 600.000 , Pa-luajtshmëri mbi 40 hektar tokë 22.000.000 , Lojëra të fatit 50.000 , Makineri e ndryshme 50.000 , Fabrika FAN 2.800.000 , Klinika Medicus 100.000 , Restorant i papërfunduar 50.000 , Të tjera 110.000 .
Ndërsa të dhënat e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka pranuar për ekzekutim 57 vendime ku, 42 kanë qenë vendime për pranimin e pasurisë së sekuestruar, 12 vendime për pasuri të konfiskuar, 1 vendim për administrimin e pasurisë së ngrirë dhe 2 vendime për kthimin e pasurisë së sekuestruar. Vlera e përafërt e vlerësuar e pasurive të administruara nga AAPSK është rreth 340,000.00 .