365 ditë të konsumojm dhe të blejm 100% Shqip
Tiranë, 15 mars - Aleanca Kosovare e Bizneseve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptarë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Financave te Kosoves po realizojnë këtë projekt të përbashkët, me qëllim të promovimit të prodhimeve mbarëshqiptare ku po marrin pjesë shumë kompani nga Kosova , Shqipëria dhe vendet e tjera të banuara me shqiptarë, të përcjellura edhe nga institucionet të Ulqinit, Shkupit, Luginës së Preshevës, Tetovës, Gostivarit , Dibrës, me një qëllim të përbashkët që të blejn dhe të konsumojn produkte 100% shqip.
Me këtë rast Kryetari I Aleances Koosvare te Bizneseve, Agim Shahini tha :Sot Tirana është bërë pikë e përbashkët ku kane ateruar gjithe trevat shqiptare për të promovuar vlerat kombëtare, për të menduar, për të fol dhe për të blerë e konsumuar Shqip.
Lulëzim Basha , KryetariI Bashkisë së Tiranës tha: Promotori i zhvillimit ekonomik të një shteti janë kompanit prodhuese dhe për këtë institucionet lokale dhe qeveritare duhet të bëjnë më shumë për këtë sektor të cilit i mungon zhvillimi, kurse neve na mungojn shumë produkte shqiptare të cilat zëvendësohen nga importi.
Besim Beqaj, Ministër I Financave të Kosovës tha: Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Ministria e Financave janë të përkushtuara që të bëjnë më shumë për sektorin privat në mënyrë që qytetarëve të ju ofrojmë ma shumë produkte dhe cilësore , duke qenë konkurent ndaj atyre të huaja. Qeveria e Kosovës do të mbështet çdo inciativë të sektorit privat që ka qëllim rritjen ekonomike të vendit.
Enver Ferizi, Kryetar I KASH-it tha: Unë konsumoj prodhime shqiptare, po ju si qytetarë !!! Tirana është sot qyteti ynë I gëzimit, qyteti I festës, është kryeqyteti I kësaj dite te mrekullueshme, ndaj ju uroj Gëzuar festën për të gjithë qytetarët dhe Bzinismenët.
Ky aktivitet I filluar dje do të përfundoj sot në orët e vona të pasditës.