17 Nëntor 2024

3.4 milionë persona në kërkim të një pune në Itali

Romë, 8 janar - Niveli i papunësisë në Itali regjistroi në nëntor një tjetër rekord në popullsinë aktive, duke arritur në 13,4 %, ndërkohë që tek të rinjtë rezulton 43,9 %, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat).

Niveli 13,4 për qind i papunësisë në muajin nëntor është më i larti që prej krijimit në Itali të statistikave mujore në vitin 2004 dhe tremujore në vitin 1977. Niveli i papunësisë është rritur me 0,2 pikë në raport me muajin tetor dhe 0,9 pikë në një vit.

Ajo është gjithashtu më e lartë se parashikimet e ekonomistëve, të cilët kishin paraparë një nivel papunësie në 13,1 për qind.

Tek të rinjtë aktivë 15-24 vjeç, niveli i papunësisë arriti një tjetër rekord në 43,9 për qind, një rritje me 0,6 pikë në një muaj dhe 2,4 pikë në një vit. Të rinjtë e papunë të kësaj grupmoshe janë 729.000.

Sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale, personat në kërkim të një pune ishin 3 milionë e 457 mijë në muajin nëntor në Itali.

Në muajin nëntor, numri i personave aktivë u llogarit 22 milionë e 310 mijë, në rënie me 0,2 për qind një muaj më parë dhe në raport me muajin e mëparshëm dhe me një vit më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)