06 Nëntor 2024

3 prill dita e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të larte publik

Prishtinë, 30 mars - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të martën, më 3 prill 2018.

Llogaritja e këtij afati sipas AKK-së është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve.

Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia thekson së është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)