3 mijë qytetarë të Mitrovicës marrin pensionet e Serbisë
Prishtinë, 19 korrik - Qytetarët e Kosovës në mënyrë individuale po mundohen që të kthejnë pensionin e Serbisë në Kosovë, madje për këtë ato po marrin dokumente serbe dhe po paguajnë avokatë serbë.
Sipas Ministrit të Punës Nenad Rashiq, rreth 3 mijë qytetarë të Kosovës në jug të Mitrovicës janë duke marrë pensionet e Serbisë, shkruan Zëri. Shumë pensionistë shqiptarë pensionet e tyre i marrin në postën e Graçanicës.
Sipas tij, në kohën kur jepen pensionet, numri i qytetarëve shqiptarë që presin në radhë është më i madh se i atyre serbë. Gjatë intervistës, ministri Rashiq flet edhe për ekonominë dhe papunësinë në