27.389 fëmijë kanë përfituar ndihmë sociale
Prishtinë, 30 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për vitin 2014.
Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve bazë, pensioneve kontributpaguese, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare etj.
Sipas rezultateve të dalura nga ky publikim, rezulton se numri i fëmijëve të cilët kanë përfituar ndihmë sociale në vitin 2014, ka qenë 27.389 me gjithsej 113.842 anëtarë.
Krahasuar me vitin 2013, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2.229 familje, ose shprehur në përqindje është 7.7%.
Numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës, në vitin 2014 ishte 125.883. Krahasuar me vitin 2013, numri i përfituesve nga pensionet bazike të moshës është më i madh për 8.841 përfitues, ose shprehur në përqindje 7.5% .
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në vitin 2014 ishte 38,651. Krahasuar me vitin 2013, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në vitin 2014 është më i madh për 2.636 ose shprehur në përqindje 7.3%.
Numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2014 ishte 42. Krahasuar me vitin 2013, numri i fëmijëve të braktisur ka shënuar

Numri i fëmijëve të braktisur gjatë vitit 2014 ishte 42. Krahasuar me vitin 2013, numri i fëmijëve të braktisur ka shënuar rënie për 10, ose shprehur në përqindje 19.2%.