26 persona e kanë të njëjtën pasuri me gjysmën e popullsisë globale
New York, 22 janar - Një raport i "Oxfam"-it tregoi se pasuria e përbashkët e gjysmës më të varfër të popullsisë së botës u ul vjet, ndërsa pasuria e një numri të vogël miliarderësh u rrit.
Raporti zbuloi se 26 veta kanë të njëjtën pasuri me gjysmën e popullsisë më të varfër globale dhe vitin e kaluar pasuria e tyre u shtua me 900 miliardë, ndërsa pasuria e gjysmës më të varfër të njerëzve në botë u ul 11 %.