17 Nëntor 2024

2,5 milionë grekë të kërcënuar nga varfëria

Athinë, 15 tetor - Sipas shifrave të publikuara nga Instituti grek i Statistikave rreth një e katërta e grekëve vazhdonin të ishin të kërcënuar nga varfëria në vitin 2013.

Rreth një e katërta e grekëve (23,1 për qind) vazhdonin të ishin të kërcënuar nga varfëria në vitin 2013, një përqindje e pandryshuar në raport me vitin 2012 dhe që shoqërohet me një përqindje të privimit material në rritje, sipas shifrave të publikuara nga Instituti grek i Statistikave (ELSTAT).

Ky vlerësim për varfërinë përfshin 2,5 milionë persona që përfitojnë të paktën 60 për qind nga të ardhurave mesatare, vetëm 418 euro për person në muaj dhe 878 euro për një familje prej katër personash.

Greqia është në recesion që prej vitit 2008. Edhe gjatë viteve me rritje ekonomike 1997 dhe 2004, përqindja e varfërisë rrallë herë ka rënë nën nivelin 20 për qind.

Por në vitin 2008, niveli i varfërisë u vlerësua me 540 euro në muaj për një person dhe 1 134 euro për një familje me katër persona. Varfëria preku në atë kohë 20 për qind të popullsisë.

Në vitin 2012, Greqia ishte vendi evropian ku përqindja e papunësisë ishte më e larta duke ditur se pragu i varfërisë ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga një shtet në tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)